Del ne shitje telefoni me te cilin tradhtoni sa doni dhe nuk hetohni aspak nga partneri! V!de0
Në Japoni, një telefon bën të mundur ta tradhtosh partnerin apo partnerin më lehtësisht.
Për të gjithë “Casanova-t” e Japonisë, telefoni Fujitsu F-03 është
zgjidhja “e duhur” për të tradhtuar lehtësisht. Çelësi është të japësh
përshtypjen tek partnerja se nuk e përdorni shumë celularin. Me fjalë të
tjera telefoni ju ndihmon t’i tregoni tjetrit se nuk keni asgjë për t’i
fshehur, ndërkohë qe realiteti është shumë ndryshe.
Në përgjithësi femrat pëlqejnë të kontrollojnë telefonat e partnerit
për të lexuar mesazhet apo për të parë telefonatat e dyshimta. Me
“privatësinë” qe ka Fujitsu F-03-shi asnjë informacion i kërkuar nuk
mund të dalë.
Po si e marrin vesh këta meshkuj nëse partneri tjetër ju ka shkruar?
Ngjyra e telefonit dhe logoja ndryshon duke iu treguar se një person nga
lista “rozë” ju ka dërguar mesazh. Ne këtë mënyrë ju mund ta lini pa
frikë telefonin në tavoline dhe mos kini frikë se partnerja do t’iu
zbulojë.
Telefoni Fujitsu F-03 nuk gjendet jashtë Japonisë, por në Shtetet e
Bashkuara ekziston një aplikacion i ngjashëm me emrin CATE: Camm And
Text Eraser (fshirësi i thirrjeve dhe mesazheve). Megjithatë edhe pse
këto aplikacione të reja që favorizojnë tradhëtinë janë mjaft të
kritikuara nëpër botë, kanë mjaft sukses