Ish komandanti i UCPMB-se: Faleminderit Serbi!



Sot eshte dite historike per Lugine e Presheves. Per kete duhet ta falenderoj shtetin e Serbise. Lugina e Presheves nga sot do te jete pjese perberese e Kosoves, respektivisht e Shqiperise.

Keshtu e ka komentuar heqjen e lapidarit te UÇPMB-se, Orhan Rexhepi, ish komandant i UÇPMB-se, ne nje interviste dhene te perditshmes serbe Kurir, i cili kishte arritur para nderteses se Komunes disa minuta pasi qe pjesetaret e xhandarmerise serbe u larguan.

Ai ka thene se do te vinte edhe me heret, sepse jeton vetem rreth 200 metra larg lapidarit, por nuk ishte lejuar.

"Kishte gjithandej pjesetare te xhandarmerise. Dje e kam ditur se do ta rrenojne. Ne fakt, mbreme, kur u publikua lajmi i rrejshem se paskemi pranuar qe ta largojme vete", ka thene Rexhepi, transmeton Zeri.

Ai ka thene se tashme dihen hapat qe do t'i ndermarrin shqiptaret.

"Ekzistojne kuvendet e delegateve te shqiptareve te Presheves, Bujanocit e Medvegjes. Ekzistojne rregullore te ketyre kuvendeve. Te gjithe delegatet e kane doren e djathte te cilen mund ta ngritin dhe te votojne", ka thene ai.

Nderkaq, ai ka theksuar se kesaj radhe do te merren vendimet ne menyre paqesore, pasi qe, siç eshte shprehur ai, "une njehere e mora pushken dhe nuk ka me arsye qe ta beje te njejten gje serish".