Rrotullohet një autobus me 65 nxenes nga Prishtina

Një autobus me 65 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë është rrokullisur derisa po shkonte në Prevallë.
Një person i pranishëm në vendin e ngjarjes, i cili kishte dalë për t’u ofruar ndihmë, ka thënë për Kosovapress se autobusi me 65 nxënës është rrokullisur derisa po shkonte në Prevallë. Sipas tij, nxënësit të cilët gjendeshin në autobus kanë marrë lëndime, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë.
Dëshmitarët i kanë thënë KTV-së se autobusi që po barte nxënësit ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë. Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin.
Ndryshe, nxënësit e lënduar, tashmë gjenden në Shtëpinë e Shëndetit në Shterpcë, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. /Telegrafi/