Prishen 27 permendore të varreve serbe në Kosove


Objekti i Komunës Paralele të Mitrovicës, është sulmuar rreth orës 20:40, me koktej molotovi, të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla në objekt, ka thënë kryetari ilegal i Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantic.

Tanjugu raporton se incidenti ndodhi në prezencën e trupave të KFOR-it, të cilët, pasi qytetarët filluan të mblidhen, u tërhoqën nga vendi i ngjarjes.
Pantici tha se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, u tërhoq në pjesën jugore të Mitrovicës, duke deklaruar se siguria e objektit të komunës që nesër do të bëhet nga Mbrojta Civile.

Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasa Mirkovic, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë kat vandal.
Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikola Stolic, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia, transmeton Koha Net.  
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal./Indeksonline/