Plagoset rende Agoni i Babastars

E plotësuar – Reperi i BabaStars, Agon Sylejmani, ka hedhur kategorikisht poshtë informatat se atij mund t’i ketë ndodhur diçka, e aq më pak të jetë I plagosur. Ai shtoi se është në zyren e Babastars, duke punuar në projekte të reja.
Telegrafi kishte marrë informacione se Agoni ishte i përfshirë në një përleshje nga e cila ishte plagosur, mirëpo është reperi ai që i ka hedhur poshtë këto pohime. Ai thotë se është shëndoshë e mirë dhe është në zyren e ‘labelit’ duke punuar në projekte të reja.
“Këto informacione janë plotësisht të pavërteta. Jam tejet i indinjuar me faktin se si dikush tenton të luajë me emrin tim dhe jam tejet i shqetësuar nga këto gënjeshtra”.
“Të gjithë janë shqetësuar. Familjarët, shoqëria ime dhe madje edhe fansat. Që të gjithë mund të më gjejnë në zyre, jam duke punuar në projekte të reja. Të gjithë duhet të jenë të qetë”, ka deklaruar Agoni për Telegrafin. /Telegrafi/