Truprojat e Messit rrezojne per toke nenen me te bijen (VIDEO)

Në prag të ndarjes së çmimit “Topi i Artë” në Cyrih, pjesëtarët e sigurimit të futbollistit më të mriz në botë, Leo Messi aq shumë e kanë ruajtur argjentinasin saqë në një moment derisa ai ka hyrë në sallë brutalisht e kanë shtyrë një nënë me të bijën e saj të vogël të cilat më pas kanë rënë për toke.
Në masën e grumbulluar për Messin, sigurimi definitivisht nuk ka bërë dallim në mesin e njerëzve, ndërsa qëllimin e vetëm e kishin që askush i gjallë mos ta prek fituesin e “Topit të Artë”.
Një grua me të bijën e saj të vogël tentuan të marrin autograf nga argjentinasi, kurse sigurimi ka reaguar në mënyrë të vrazhdë, duke shkaktuar rrëmujë.
Cfarë është edhe më e rendë, Messi ka parë së çfarë ndodhi dhe në vend që të ndalet, t’i ofroj ndihmë nënës me të bijën, apo të paktën të tregoj keqardhje, ai ka vazhduar të ecë i frikësuar se mos po e prek dikush dhe mund ta ‘shkrijë’! (ORAinfo)