Blero shtrihet ne spital V!de0

Blero është shtrirë përkohësisht në spitalin e Prishtinës pas një sëmundje të lehtë.
Këngëtari ka postuar në faqen e tij në Twitter një foto të infuzionit të cilin e ka marrë, duke shkruar mbi të (në anglishte): “I sëmurë sërish, çka është kjo punë. Kam nevojë për pushim”.
Duket se moti i keq dhe lodhja nga angazhimi i tepërt ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohet deri në pikën ku ai ka kërkuar ndihmën e mjekut.
Por për disa orë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe Blero tashmë po gëzon atmosferën familjare në shtëpi.
Këngëtari kohëve të fundit është duke punuar shumë në albumin e tij të radhës, por edhe në projektet e këngëtares Dhurata Ahmetaj.