Serbet publikojne foto te Ramushit pas rrahjes me ruset

Nje organizate serbe, “Srpski Narodni Pokret”, ka derguar te shtunen fotografi te Ramush Haradinajt, ne adrese te mediave, te bera gjate vitit 2000 menjehere pas perleshjes se tij me trupat ruse te stacionuara ne Kosove. Ne fotot e publikuara shihet nje ushtar rus duke e “shoqeruar” Haradinajn me duar te lidhura, ndersa ne tjetren disa persona te shtrire ne asfalt dhe ushtaret ruse me fytyra te mbuluara. “Komunikata” i eshte derguar edhe Kryeministrit te Serbise Ivica Dacic, te cilit kjo organizate ia bene me dije se si “negociohet me terroristet”. Aty jepet edhe versioni i kesaj ngjarje ku thuhet gabimisht se gjithcka ka ndodhur ne Mushtishte afer Suharekes. Sic dihet perplasja ka ndodhur ne magjistralen Prishtine-Peje ne afersi te Klines. “Njesia ruse pjese e KFOR-it kishte ndale nje veture me terroriste te armatosur ne mesin e te cileve ishte edhe Haradinaj. Pasi qe shume shpejte jane mposhtur dhe carmatosur Haradinaj i ka thene parashutistit rus se eshte xhudist dhe se do te bisedonin ndryshe po te mos ishte ai armatosur”, thuhet ne njoftimin e kesaj organizate nacionaliste serbe. Me pas aty theksohet se ushtaraku rus ka urdheruar qe t’i zgjidhen duart Haradinajt dhe ka filluar dueli mes tyre te cilin sipas kesaj organizate e ka fituar rusi. Kjo organizate tashme i ka nxjerre ne shitje keto fotografi.