Sot xhandarmeria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-se (Video)

Forca të mëdha speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 7.00 të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës. Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar forca të mëdha policore serbe. Nga ish tregu i vjetër e deri tek rruga që shpie deri tek qendra, në rrugën “Ramiz Sadiku” nga rruga e fshatit Rahovicë deri tek qendra dhe ajo që shpie rrugës për Gjilan, të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara nga mijëra forca speciale, transmeton Argetohu-Online.blogspot.com