Video Ekskluzive: Rifshaqet publikisht AKSH-ja

Pas komunikates per media te Armates Kombetare Shqiptare, Kohavisioni ka siguruar edhe pamje filmike te nje takimi te pjesetareve te saj diku ne Kosove. Situata e krijuar ne Lugine te Presheves dhe ne pjesen veriore te Kosoves jane pikat te cilat diskutohen nga njerez qe e quajne veten eprore te AKSH-se. Me nje vendim te prere AKSH-ja kerkon mobilizim te te gjithe pjesetareve qe te jene te gatshem te mbrojne trojet shqiptare. Ata deklarohen se kane armatimin me modern te koheve te fundit dhe e prezantojne me shume nepermjet fotografive.

AKSH kerkon mobilizim te pjesetareve qe jane te gatshem per mbrojtje, ndersa ne xhirim urdhra jep personi qe thote te jete komandat i njesitit special Kobra. Ata thone se kane armatim modern, por ate e shfaqin permes fotografive.

Pas largimit te komandantit, takimin e vazhdojne te tjeret “me plane konkrete”.

“Nje pjese e marre persiper une, dy te tjeret per cdo situate te pergatitur”, degjohet te flitet ne xhirim, e po ashtu edhe se “snajperistet jane 24 ore ne vezhgim”.

KTV ka siguruar edhe nje faksimile te nenshkruar me 9 janar 2012 ne Vushtrri, nga “Komandant Kocaku” dhe “Komandant Klina”, ku kerkohet mobilizimi i pjesetareve te AKSH-se.

Paraqitje te AKSH-se, qofte me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe me heret, sa here ka pasur tensionime te situates me shqiptareve dhe te tjereve ne rajon, por gjithcka ka perfunduar me pompozitete mediale, per cka shumekush AKSH-ne e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”./Indeksonline/